“Komunikimi me median është shtuar”/ Dumani: Ndërveprimi me KLP, në nivel të kënaqshëm

schedule12:31 - 14 Prill, 2025

schedule 12:31 - 14 Prill, 2025

Kreu i Prokurorisë së Posaçme Altin Dumani ka prezantuar raportin vjetor të SPAK për vitin 2024, ku foli për një sërë çështjesh të rëndësishme duke iu përgjigjur edhe pyetjeve.

Dumani u shpreh se komunikimi me median është shtuar dhe se ka pasur përpjekje të vazhdueshme për të qenë transparentë edhe me publikun.

“Jemi përpjekur të jemi transparentë në komunikim me median dhe përmes medias me publikun. Vlerësoj që komunikimi me median është shtuar. Cilësia e njoftimeve për shtyp është përmirësuar, ndoshta lë pak për të dëshiruar shpejtësia e reagimit, e bërjes publike të qëndrimit zyrtar lidhur me ndonjë ngjarje apo informacion dhe po punojmë në këtë drejtim. Edhe këtë vit kemi alternuar njoftimin për shtyp në faqen tonë zyrtare. Kam patur edhe disa dalje publike, dhe vlerësoj se të gjitha këto mënyra i kanë shërbyer rritjes së transparencës. Gjatë 2024 bashkë me ekspertë ndërkombëtarë kemi punuar për strategjinë me median dhe publikun…Shpresojmë që atë që kemi shkruar në strategji ne ta realizojmë”, u shpreh Dumani.

Çfarë prisni nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë?, – ishte një tjetër pyetje drejtuar ndaj kreut të SPAK, për të cilën Dumani tha: “Unë e falënderova KLP është një falënderim në emër të institucionit që përfaqësoj. Ndërveprimi me KLP vlerësoj se ka që në nivel të kënaqshme. Përfundimi në nivel emërimi të tre prokurorëve, e vlerësoj sepse tashmë kam tre prokurorë më shumë që ndihmojnë në ecjen e punëve. Nuk mund të rrimë pa e vlerësuar sepse  e kemi të nevojshme…Sa i takon vërejtjeve, po, ndoshta në raportimet e tjera mund të jetë në pjesën e fundit. Por ne kështu e vlerësuam që këto problematike të ishin në hyrje të raportit, ka modele të ndryshme… Se duke na anatemuar kemi filluar të eksplorojmë modele. Modeli që kemi përqafuar ne në këtë raportim është model perëndimor. Këto problematika edhe mund të liheshin në fund. Por sa i takon zgjidhjeve konkrete ligjore, ne nuk mund të propozojmë zgjidhje konkrete ligjore, e vlerësojmë ne si institucion në një raport . Edhe pse ne kemi qenë konkrete…Sa i takon statusit të Prokurorit ne i kemi propozimet, një pjesë janë adresuar…”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!