Komunikim jo etik me një pushues nga Kosova, pezullohet punonjësi e Policisë

schedule15:40 - 28 Korrik, 2019

schedule 15:40 - 28 Korrik, 2019

Kreu i policisë së Shtetit Ardi Veliu ka pezulluar nga detyra një punonjës policie pranë Komisariatit të Policisë në Durrës, pasi akuzohet për komunikim jo etik me një pushues nga Kosova.

Një njoftimin e uniformave blu thuhet se ndaj policit të pezulluar tashmë ka nisur edhe hetim disiplinor. Gjithçka ka nisur kur një pushues nga Kosova ka bërë një njoftim në sallën operative Durrës se i kishin humbur 3 celularët, por që më pas nuk ka pranuar që të bëj kallëzim me argumentin se i ka gjetur.

Në këtë moment, ndihmës/specialisti i Policimit në Komunitet A.L ka përdorur një gjuhë jo etike. Në videon e publikuar nga pushuesi kosovar, ai pretendon se është ndjerë i frikësuar nga kërcënimet e punonjësit të Policisë në Durrës.

Nga ana tjetër, Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë pushuesve që të denoncojnë në çdo rast kur ata përballën më shpërdorim detyrë nga ana e punonjësve të uniformave blu./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!