Komploti për rrëmbimin e ministrit gjerman të shëndetësisë, në pranga 4 persona

schedule08:25 - 15 Prill, 2022

schedule 08:25 - 15 Prill, 2022

Një grup aktivistësh që janë kundër vaksinës së Covid-19 kanë tentuar të rrëmbejnë ministrin e shëndetësisë në Gjermani, Karl Lauterbach.

Si rrjedhojë katër persona kanë rënë në prangat e policisë, ndërkohë një i pestë është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se kanë planifikuar shkatërrimin e objekteve të energjisë elektrtike në mbarë vendin rrëmbimin e politikanëve të njohur në Gjermani, përfshirë ministrin e shëndetësisë të vendit, thanë autoritetet të enjten.

Autoritetet kontrolluan 20 prona në disa zona të mërkurën, duke konfiskuar armë, municione dhe një pushkë kallashnikov, euro si dhe shufra ari dhe monedha argjendi.
Policia gjeti gjithashtu certifikata të falsifikuara të vaksinimit dhe teste Covid.

Kjo është një pakicë e vogël në shoqërinë tonë, por ata janë shumë të rrezikshëm,” tha Lauterbach në një konferencë shtypi, shkruan The Guardian. 

Të dyshuarit kanë lidhje me grupet që kanë protestuar kundër kufizimeve Covid, dhe me lëvizjen e ekstremit të djathtë “Reichsbürger”, e cila mohon ekzistencën e shtetit modern gjerman, tha në një deklaratë zyra e prokurorit në qytetin perëndimor të Koblenz.

Komploti për ta rrëmbyer ministrin e shëndetësisë është i fundit në një seri incidentesh që kanë nxjerrë në pah zemërimin e disa gjermanëve për kufizimet ndaj atyre që nuk janë vaksinuar dhe propozimet për ta bërë vaksinimin të detyrueshëm për publikun e gjerë.

Në dhjetor, policia ndaloi një komplot nga aktivistët kundër vaksinimit për të vrarë kryeministrin e shtetit të Saksonisë në Gjermaninë lindore.
Fushata e vaksinimit në Gjermani po lëkundet, me rreth 76.6% të popullsisë që ka marrë të paktën një dozë – më pak se në vendet e tjera të Evropës Perëndimore si Italia apo Spanja, ku shifrat janë shumë mbi 80%.

Dhoma e ulët e parlamentit të Gjermanisë javën e kaluar refuzoi vaksinimet e detyrueshme kundër Covid për njerëzit mbi 60 vjeç./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!