Sergio Ramos vazhdon të jetë një nga siguritë më të mëdha të Real Madrid në fazën defensive. Kapiteni ka aftësinë për të shënuar dhe shpeshherë ndihmon skuadrën edhe me golat që realizon.
Kontrata me “Los Blancos” i përfundon në verën e vitit 2021, por rinovimi është ende larg. AS raporton se askush nga drejtuesit nuk po bëhet i gjallë në lidhje me rinovimin e qendërmbrojtësit.
Ramos mbush 34 vjeç në fund të marsit dhe kërkon një kontratë të re deri në vitin 2023, por Reali mendon ndryshe. Politika e klubit spanjoll operon vetëm me rinovime sezonale për lojtarët mbi moshën 32 vjeç. /abcnews.al