Komplikohet “misioni” Champions për Chelsea, Lampard konfirmon 6 mungesa

schedule19:33 - 2 Mars, 2020

schedule 19:33 - 2 Mars, 2020

Skuadra e Chelsea ka qenë e pafat këtë sezon. Përveç faktit që nuk bënë dot merkato në verë, klubi pësoi dhe shumë ndryshime, duke larguar Sarrin dhe duke emëruar Frank Lampard në krye të pankinës, si dhe duke iu besuar një numër të madh lojtarësh të rinj.

Abraham dhe Mount kanë qenë dy futbollistët që kanë përfituar më shumë nga kjo strategji e re e Chelsea, por dhe Reece James dhe Fikayo Tomori. Sezoni nisi mirë për Chelsean dhe pas 28 javësh, Blutë e Londrës e shohin veten në vend të katërt në Premier League dhe në raundin e 1/8-ve në Champions League.

Por jo çdo gjë po shkon në mënyrën e duhur në Londër dhe këtë gjë e ka konfirmuar dhe trajneri Frank Lampard. Plot 6 mungesa të rëndësishme do të kenë Blutë e Londrës për javët e ardhshme: Mbrojtësi Christensen, mesushorët Loftus-Cheek dhe Kante, si dhe tre sulmuesit: Abraham, Hudson-Odoi dhe Pulisic. Sezoni i Bluve është vështirësuar pikërisht në fazën më të ngarkuar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!