Sergio Ramos është afër kalimit te PSG, por operacioni është bllokuar për momentin. Shkaku? David Luiz. Mbrojtësi brazilian mbylli aventurën me Arsenal dhe ndodhet pa ekip për momentin.
Le10 Sport shkruan se 34-vjeçari mund të jetë përforcimi i radhës për klubin francez. Presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi e pëlqen shumë dhe po përgatit një ofertë.
Ardhja e David Luiz frenon për momentin akordin final me Sergio Ramos, teksa e përditshmja franceze shkruan se Leonardo dhe Pochettino janë kundër afrimit të mbrojtësit brazilin. /abcnews.al