Kompletohet Milani: Rikthehet lojtari i fundit, mesfushori nis karantinën

schedule17:13 - 16 Maj, 2020

schedule 17:13 - 16 Maj, 2020

Franck Kessie është rikthyer në Milano. Mesfushori i Milanit kishte rreth një muaj që gjendej në vendlindje, në Bregun e Fildishtë. Të hënën u rikthye Zlatan Ibrahimovic, ndërsa ka bërë të njëjtën gjë 23-vjeçari, duke plotësuar grupin e Stefano Piolit.

Afrikani do të kalojë një periudhë 14-ditore në karantinë dhe më pas mund t’i bashkohet skuadrës në stërvitje. Akoma nuk dihet se ku do të qëndrojë lojtari këto dy javë: në shtëpinë e tij apo në Milanello, aty ku po qëndron edhe Ibra.

Drejtuesit e Milanit nuk kanë vendosur akoma për diçka të tillë. Vetëm një gol në kampionat ka shënuar Kessie sivjet, teksa numëron 25 ndeshje të zhvilluara mes Serie A dhe Kupës së Italisë. Emri i tij ndodhet prej kohësh në merkato, me Arsenalin që po tenton ta transferojë në Londër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!