Kompanitë gjermane në krizë, regjistrohet falimenti më i lartë në 10 vitet e fundit

schedule08:40 - 9 Gusht, 2024

schedule 08:40 - 9 Gusht, 2024

Numri i kompanive gjermane të falimentuara u rrit në nivelin më të lartë në rreth 10 vjet, raportoi sot Instituti për Kërkime Ekonomike në Halle (IWH).

Sipas të dhënave të IWH, numri i kompanive të falimentuara u rrit me një të tretën – në 1406 në korrik – dhe u prekën pothuajse 10 000 vende pune.

Rritja e ndjeshme e shifrave të falimentimit preku të gjithë sektorët, por veçanërisht sektorin e prodhimit – ku 145 kompani paraqitën njoftimin për falimentim në korrik.

Gjithashtu, instituti raportoi 100 kompani të tjera të falimentuara në qershor.

Kreu i IWH, Steffen Müller, tha se shifrat pritet të bien në gusht – dhe më pas të rriten sërish në shtator.

Kjo do të thotë se numri i kompanive të falimentuara ka të ngjarë të mbetet vazhdimisht mbi nivelin e parapandemisë.

Instituti analizon të dhënat e fundit mbi falimentimet nga gjykatat gjermane të gjendjes civile – dhe i lidh ato me shifrat e bilancit të kompanive të prekura.