“Kompanitë e inceneratorëve, tre vepra penale”, Kryemadhi: Koka është Rama, të dorëhiqet

schedule13:09 - 18 Korrik, 2022

schedule 13:09 - 18 Korrik, 2022

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediet ditën e sotme është ndalur sërish te ajo që e cilësojnë si afera më e madhe e shekullit, inceneratorët. Kryemadhi deklaroi se pas një pune të gjatë, intensive, disa mujore Lëvizja Socialiste për Integrim ka treguar për publikun peshën shumë të rëndë të krimeve financiare, të asociuara me aferën inceneratorëve.

Kryemadhi: LSI ka evidentuar se kompanitë koncesionare dhe kompanitë fiktive të lidhura me to, kanë kryer të paktën 3 vepra penale dhe konkretisht:

Fshehja e të ardhurave, parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.

Mospagimi i Taksave dhe Tatimeve, parshikuar nga neni 181 i Kodit Penal.

Pastrimi i Produkteve të veprës penale ose veprimtarise kriminale, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Vlera totale e këtyre krimeve financiare të lidhura me inceneratorët, me aq sa ne kemi evidentuar, kap vlerën 30 milionë dollarë.

Kryemadhi u shpreh se koka e inceneratorëve është Edi Rama dhe duhet të japë dorëheqjen. Ajo bëri me dije se dokumentet që provojnë këto krime janë në dorë të Prokurorisë  Speciale Anti Korrupsion.

Kryemadhi: Janë në total 3641 faqe dokumentacion, që përfshijnë librat e shitjes dhe të blerjes të 24 kompanive fiktive. Këto kompani fiktive, që kanë 1 ose 2 punëtorë, që nuk disponojnë licensa profesionale në fushën e ndërtimit; kompani pa historik me eksperienca të ngjashme në punë publike apo private, janë përgjegjëse për realizimin e skemave financiare nga qeveria shqiptare për të përvetësuar fondet publike, përmes koncesioneve dhe kontratave të Parteritetit Publik Privat.
Koka e aferës së inceneratorëve është Rama. Dorëhejqa e tij është më e pakta që mund të kishte ndodhur në një vend normal.Sepse për Shqipërinë që pret të çelë negociatat me Bashkimin Europian, dhënia fund e pandëshkueshmërisë, barazia e të gjithëve para ligjit, zyrtarë apo qytetarë qofshim, është më jetike se ndërrimi i emrit të një kryeministri të korruptuar me një tjetër të ngjashëm me të.

Kryemadhi theksoi se shqiptarët sot po vazhdojnë të paguajnë koncesionin e inceneratorit të Tiranës 80 mijë dollarë në ditë./Abcnews.al/ 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!