Një kompani holandeze e specializuar në artikuj për fëmijë, ka vendosur të punësojë njerëz pa i kërkuar CV, pa një intervistë pune dhe pa qenë e domosdoshme një eksperiencë në punë. Mjafton të regjistrohet emri në listë dhe të pritet telefonata.
Për të punuar në kompaninë “MamaLoes”, një sipërmarrje e specializuar në artikuj për fëmijë, nuk duhet të dërgosh një CV apo një letër prezantimi. Mjafton të regjistrosh emrin në një listë dhe të presësh telefonatën.
Bëhet fjalë për realitetin e parë tregtar në vendet e ulëta, ku njerëzit punësohen përmes praktikës së punësimit të hapur. Motoja është: “Nëse dëshironi të punoni, thjesht nisni të punoni”. Nuk ka asnjë pyetje për eksperiencën në punë, asnjë intervistë dhe asnjë ndërhyrje nga ana e qeverisë.
Koncepti është krijuar nga një pastiçeri njujorkeze e themeluar nga një mjeshtër “ZEN” dhe e frymëzuar nga principi budist “mos gjyko”. Motoja e tyre është: Ne nuk punësojmë për të bërë ëmbëlsira, bëjmë ëmbëlsira për të punësuar njerëz.
Pikërisht kjo pastiçeri në Bronks është partner i kompanisë holandeze e cila po zhvillon këtë program pilot për punësimin e hapur dhe në anën tjetër të oqeanit.
Së fundmi kompanisë holandeze i është bashkuar dhe një tjetër kompani logjistike me 75 të punësuar dhe pritet që iniciativës ti bashkohet dhe një laborator për lëkurë si dhe një zinxhir pastiçerish.
Nga 130 nëpunës të “MamaLoes”, tetë janë punësuar me këtë mënyrë. Ndërsa në total në 10 vjet punë të sipërmarrjes janë rreth 40 të punësuarit pa asnjë intervistë apo CV. Të gjithë fillojnë me një pagë minimale të caktuar nga sindikata dhe gradualisht marrin një rritje page në përputhje me punën që kryejnë./ABC News Albania 24/7