Kompania “Puma” mbulon me ar Sterling, gati kontrata faraonike

schedule08:52 - 3 Maj, 2020

schedule 08:52 - 3 Maj, 2020

Sulmuesi i Manchester Cityt, Raheem Sterling, ka një kontratë prej 100 milion eurosh në tavolinë. Kompania sportive “Puma”, një ndër më të mëdhatë, i ka ofruar këtë kontratë faraonike Sterling, duke tentuar ta bindin që ta bëjnë imazhin e tyre.

Nëse Sterling firmos me “Puma”, do të bëhej atleti më i paguar i kësaj kompanie. Aktualisht, sulmuesi anglez i “Cityzens” ka kontratë me NIKE, kontratë që skadon me 30 qershor.

Raportohet se dhe kompania gjigante i ka ofruar rinovim të kontratës Sterlingut, por jo me kushtet ekonomike dhe me favoret që “Puma” i ofron. Zgjedhja është e Sterling, por një gjë është e sigurt: Llogaria e tij bankare do të shtojë dhe disa zero të tjera./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!