Kompania izraelite realizon biftekun e parë 3D

schedule17:29 - 12 Shkurt, 2021

schedule 17:29 - 12 Shkurt, 2021

Një kompani izraelite e ushqimit është drejt rrugës për të sjellë për konsum biftekun e parë në botë, pa pasur nevojën për të therur.

Të martën, Aleph Farms dhe partnerët e saj të inxhinierisë biomjekësore në Institutin e Teknologjisë Technion-Israel zbuluan projektin, në atë që ata pretendojnë se është e para në botë. Kompania krijoi një biftek të shtypur 3D.

Qëllimi i projektit ishte të ndihmojë në uljen e konsumit të mishit, duke çuar kështu në një ulje të emetimeve të dioksidit të karbonit.

Aleph Farms dhe Shkolla e Inxhinierisë Biomjekësore në Izrael janë bashkuar për të krijuar një teknologji të re që do të riprodhojë shijen dhe strukturën e një bifteku, bazuar në biopsinë 3D të qelizave të gjalla në laborator.

Me fjalë të tjera, procesi përfshin inkubimin e qelizave të lopës, si dhe diferencimin dhe bashkëveprimin, të cilat i japin vetitë fizike të një bifteku të vërtetë produktit që është vetëm një material laboratorik.

Kompania pretendon se teknologjia ofron aftësinë për të prodhuar çdo lloj mishi pa therje dhe pa inxhinierinë gjenetike, pasi shtypja biologjike 3D mund të riprodhojë specie të ndryshme, duke përfshirë muskujt dhe dhjamin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!