Kompania gjermane anulon qindra fluturime

schedule15:41 - 7 Nëntor, 2019

schedule 15:41 - 7 Nëntor, 2019

Këto dy ditë Gjermania ka anuluar 1,300 fluturime, ndërsa ende nuk dihet se sa do të zgjasin ndërprerjet. Fluturimet janë anuluar nga operatori gjerman “Lufthansa”, raportohet se arsyet e anulimeve kanë qënë për shkak të grevës për paga dhe kushte më të mira pune.

Edhe pse kompania u përpoq që me anë të gjykatës të parandalonte ndërprerjen e punës, nuk ia ka dalë të ia arrinte qëllimit.

Kompania gjermane dhe agjencia më e madhe ajrore në Evropë fluturimet i ka pezulluar  për 48 orët e ardhshme.

“Lufthansa” raportoi se stafi i saj ka nisur grevën dy ditore për pagesa dhe kushte më të mira pune.

Për pasojë janë anuluar 1,300 fluturime të planifikuara për të enjten dhe të premten, që prekin rreth 180 mijë pasagjerë nëpër botë.

Apeli dha verdiktin në favor të grevistëve duke hedhur poshtë edhe pretendimet e kompanisë se lidershipi i sindikatës së tyre ishte zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme.

“Hyrja në negociata me palën tjetër do të vendoset pas bisedimeve të fundjavës. Deri të hënën, nuk e dimë a do të kenë sukses dhe a do vazhdojë greva përtej së premtes,” deklaroi zëdhënësja e sindikatës gjermane të pilotëve.

Pas vendimit të gjykatës e cila i dha të drejtë grevistëve , “Lufthansa” njoftoi pasagjerët që udhëtojnë brenda Gjermanisë se fluturimet e tyre mund t’i zëvendësojnë me bileta treni, dhe një pjesë do të udhëtarëve  kompania do ti mundësojë zgjidhje alternative./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!