Kompania FOFA, negociata për të sjellë agjenci të huaja për trajnimin e talenteve

schedule22:45 - 20 Korrik, 2019

schedule 22:45 - 20 Korrik, 2019

Zyrtarët e kompanisë FOFA po negociojnë për të sjellë në Shqipëri agjenci të ndryshme për menaxhimin e talenteve. Në kampingun e fundit janë 68 fëmijë të moshës 13-17 vjeç që po testohen.

Përveç Akademive të ndryshme që vijnë në Shqipëri, së fundmi po negociohet nga ana e zyrtarëve të kompanisë FOFA edhe ardhja e një agjencie menxhmenti të futbollistëve që merret kryesisht me scoutingun dhe më pas menaxhimin e talenteve të ndryshëm të moshave të ndryshme në të gjithë botën. Këtë e konfirmon për ABC Neës kreu i kompanisë partner me Brookhouse për scoutingun e radhës, Vivian Jupi.

Në kampingun e fundit janë mbi 68 fëmijë të moshës 13-17 vjeç që do testohen, në një kohë që Shtatori do të përkojë me ardhjen në Tiranë të pjesës eksperte të menaxhimit të këtyre talenteve, aq shumë e domosdoshme për prindër të ndryshëm të cilët deri sot veprojnë në mënyra të ndryshme, për të mundësuar transferimin për provë të futbollistëve jashtë Shqipërisë.