Kompania e raketave e miliarderit britanik Sir Richard Branson, Virgin Orbit, ka shpallur falimentimin në SHBA pasi nuk arriti të sigurojë investime të reja, shkruan BBC.
Kompania ndërpreu operacionet javë më parë, por shpreson të gjejë një blerës për biznesin. Kompania, me qendër në Kaliforni, njoftoi javën e kaluar se do të shkurtonte 85% të fuqisë punëtore prej 750 personash.
Në fillim të këtij viti, Virgin Orbit dështoi në lëshimin e një rakete nga Mbretëria e Bashkuar.
/abcnews.al