Kompania e ndeshjeve me dema dhuron bileta falas për fëmijët nën moshën tetë vjeç

schedule11:00 - 8 Maj, 2024

schedule 11:00 - 8 Maj, 2024

Kompania e ndeshjeve me dema të Seviljes Pages po dhuron bileta falas për fëmijët nën tetë vjeç, duke besuar se është mënyra më e mirë për të prezantuar traditën.

Në të njëjtën kohë, kritikët pretendojnë se mund të dëmtojë psikologjikisht fëmijët, shkruan Guardian.

Presidenti i Shoqatës Spanjolle të Veterinerëve për Heqjen e Demit, José Enrique Zaldivar, tha se tërheqja e fëmijëve është një përpjekje për të rifituar audiencën, e cila po pakësohet.

Ne mendojmë se është e gabuar që fëmijët e vegjël të lejohen të marrin pjesë në këto ngjarje, sepse duke parë kafshët që vuajnë mund të shkaktojë dëme psikologjike”, tha ai.

Mbështetësit e ndeshjes me dema, në të cilën kafsha vritet zakonisht me një shpatë të shtyrë nga matadori, besojnë se tradita duhet të ruhet, ndërsa kritikët thonë se është një ritual mizor që nuk ka vend në shoqërinë moderne.

Njoftimi i kësaj jave për biletat falas për fëmijët nën tetë vjeç vjen vetëm disa ditë pasi Ministria e Kulturës e Spanjës hoqi një çmim kombëtar për ndeshjet me dema për shqetësimet e mirëqenies së kafshëve.

Kjo shkaktoi pakënaqësinë e publikut dhe të opozitës konservatore, të cilët e shohin ndeshjen me dema si një formë arti dhe bazë të identitetit kombëtar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!