Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kompania “Besa Trans” nuk ka pasur licencë për autobusin e aksidentuar

schedule20:43 - 23 Nëntor, 2021

schedule 20:43 - 23 Nëntor, 2021

Ministria e Transportit e Maqedonisë ka nisur procedurën për heqjen e licencës së Besa Transit, kompanisë së cilës autobusi u aksidentua dhe u përfshi nga flakët sot në autostradën e Strumës.

Sipas ministrit të Transportit, Blagoy Bochvarovski, Besa Trans ka operuar në nivel ndërkombëtar pa leje për autobusin e caktuar.

Pra autobusi i aksidentuar nuk është regjistruar në bazën elektronike të të dhënave të ministrisë. Licenca e vitit 2018 për Besa Trans është shkelur nga kompania dhe për këtë arsye ka nisur një procedurë për heqjen e licensës.

Familjarët e viktimave gjatë gjithë ditës së sotme kanë pritur para zyrave të kompanisë në Shkup për të marrë informacione për atë që ka ndodhur, për gjendjen e familjarëve, por zyra ka mbetur e mbyllur.

“Për shkak të dëshmive të deritanishme se transportuesi ka bërë transport pa certifikatë licence për automjetin përkatës, në bazë të nenit 12, paragrafi 2, të ligjit të Transportit Rrugor, Ministria e Transportit ka filluar procedurë për marrjen e licencës së punës. Gjithashtu, Qeveria ka angazhuar inspektoratin e transportit të bëjë inspektime të jashtëzakonshëm të punës së kompanisë”- ka deklaruar ministër i Transportit, Bllagoj Boçvarski. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!