Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Komiteti i Stabilizim-Asociimit/ Balla: Brenda vitit synojmë të hapim kapitullin e fundit të negociatave me BE

schedule12:37 - 29 Tetor, 2025

schedule 12:37 - 29 Tetor, 2025

TIRANË– Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, janë mbajtur punimet e takimit të 20-të Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri- Bashkimi Europian.

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, në fjalën e tij u shpreh se Shqipëria synon që brenda këtij viti të hapë kapitullin e fundit të negociatave, me Bashkimin Evropian.

Ai theksoi se Parlamenti Europian ka dëshmuar dhe vijon ta mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për t’u bërë vend anëtar me të drejta të plota në BE.

“Mirëpresim ambicien për të çuar përpara negociatat e anëtarësimit drejt BE-së. Presim të hapim grupkapitullin e fundit për anëtarësim në Bashkimin Europian, brenda këtij vitit.

PE është gatshme të ndihmojë, ndërsa Shqipëria synon të anëtarësohet në BE.

Presim të bashkëpunojmë ngushtë në fushat e dialogut, konsensusin me gjithë spektrin politik, me një fokus të veçantë te deputetët e rinj dhe fuqizimin e grave.”, tha ai./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!