Komiteti Teknik lejon bërjen e tamponëve për Covid-19 tek privati

schedule19:41 - 23 Korrik, 2020

schedule 19:41 - 23 Korrik, 2020

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar sot vendimin për lejimin e kryerjes së testimeve molekulare RT-PCR për SARS-COV-2 në laboratorët jopublikë për arsye administrative.

Ministria e Shëndetësisë shprehet se Komiteti ka vendosur procedurën për plotësimin e standardeve që duhet të plotësojnë laboratorët jopublikë për kryerjen e testit molekular për Sars-Cov-2 me Real Time PCR.

Në këtë kategori do të lejohet testimi vetëm për ata individë, që kanë kërkesë për dokument, që provon se nuk janë të prekur nga SARS- COV2, për të udhëtuar jashtë vendit për pushime apo kur kërkohet nga një shtet tjetër, por nuk kanë indikacion klinik të prekjes nga virusi.

Në kryerjen e analizave molekulare, vetëm për arsye administrative strukturat jopublike do të raportojnë mbi baza 24 orëshe testimet e kryera.

Laboratori jopublik ka detyrimin të njoftojë menjëherë për rastet pozitive, Institutin e Shëndetit Publik, i cili do të konfirmojë diagnozën në rastin e rezultatit pozitiv ardhur nga laboratorët jopublik dhe do të referojë për hetim epidemiologjik rastin e konfirmuar.

Ndërkohë, në deklaratën e ministrisë saktësohet se kryerja e analizës për vendosje të diagnozës, gjurmimi i kontakteve për të mbështetur hetimin epidemiologjik me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit, do të vijojë të kryhet nga laboratorët publikë.

Pak ditë më parë, u miratua edhe vendimin për të lejuar fillimin e testimeve serologjike edhe në laboratorë privatë.

“Komiteti Teknik i Ekspertëve ka miratuar sot vendimin per lejimin e kryerjes së testimeve molekulare RT-PCR për SARS-COV-2 në laboratorët jopublik për arsye administrative. Komiteti ka vendosur procedurën për plotësimin e standardeve që duhet të plotësojnë laboratorët jopublikë për kryerjen e testit molekular për Sars-Cov-2 me Real Time PCR.

Në këtë kategori do të lejohet testimi vetëm për ata individë, që kanë kërkesë për dokument, që provon se nuk janë të prekur nga SARS- COV2, për të udhëtuar jashtë vendit për pushime apo kur kërkohet nga një shtet tjetër, por nuk kanë indikacion klinik të prekjes nga virusi.

Njohja e laboratorëve jopublik për këto testime, do të kryhet nga MSHMS, sipas procedurës së miratuar, kushteve dhe standardeve që garantojnë sigurinë dhe cilësinë e laboratorit, testeve dhe metodës së përdorur. Sipas vendimit, testet do të rregjistrohen pranë Agjensisë Kombëtare të Barnave dhe Pajisjeve Mjekësore, sipas legjislacionit në fuqi për pajisjet mjekësore dhe do të validohen nga Instituti i Shëndetit Publik.

Në kryerjen e analizave molekulare, vetëm për arsye administrative strukturat jopublike do të raportojnë mbi baza 24 orëshe testimet e kryera. Laboratori jopublik ka detyrimin të njoftojë menjëherë për rastet positive, Institutin e Shëndetit Publik, i cili do të konfirmojë diagnozën në rastin e rezultatit pozitiv ardhur nga laboratorët jopublik dhe do të referojë për hetim epidemiologjik rastin e konfirmuar.

Saktësojmë se, kryerja e analizës për vendosje të diagnozës, gjurimimi i kontakteve për të mbështetur hetimin epidemiologjik me qëllim ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit, do të vijojë të kryhet nga laboratorët publikë, nëpërmjet referimit nga numri unik 127 dhe Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor”, shprehet ministria e Shëndetësisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!