Komiteti Teknik i Eskpertëve ka zyrtarizuar vendimin e kryeministrit Edi Rama të njoftuar në një status në Twitter, që nga dita e nesërme të zgjatet me një orë, koha e lejimit të muzikës në lokale.
Kryetarja Mira Rakacolli, deklaroi se të gjitha masat e tjera do të mbeten në fuqi si më përpara, përfshirë orën policore pas orës 00:00 deri në 06:00 të mëngjesit.
“Në Shqipëri kemi një situatë të qëndrueshme edhe në kushtet që nga 1 korriku masat janë lehtësuar. Është e rëndësishme edhe karakteristika që tha profesori për personat që janë të sëmurë. Fashat e vaksinimit duhet të ishin vaksinuar.
Mosvaksinimi është arsyeja kryesore pse ata shfaqin formë më të rëndë të COVID. Komiteti i Ekspertëve., duke u bazuar në të dhënat e deritanishme dhe vaksinimit, propozon zgjatjen e orarit nga 22:00 deri në 23:00. Masat e tjera mbeten në fuqi si përpara”, u shpreh Rakacolli.
Ky orar u paralajmërua nga kryeministri Edi Rama në përgjigje të pronarëve të bizneseve në Lungomaren e Vlorës të cilët nga mëngjesi i sotëm kanë mbyllur lokalet. m.v/abcnews.al