Vaksina e prodhuar nga AstraZeneca do t’u injektohet vetëm personave që janë mbi 60 vjeç në Itali. Ndërsa, ata që janë nën 60 vjeç dhe e kanë marrë dozën e parë të kësaj vaksine, dozën e dytë do ta kenë Pfizer ose Moderna.
Ky është rekomandimi që ka bërë Komiteti Teknik-Shkencor në Itali. Megjithatë, vendimi pritet të merret nga autoritet përkatëse.
“Rekomandimet e CTS mbi vaksinën do të përkthehen nga qeveria në një mënyrë të qartë dhe jo vetëm si rekomandime”, tha Ministri Speranza.
“Janë potencialisht edhe7.4 milionë italianë mbi moshën 60-vjeçare që do të jenë akoma në gjendje të marrin vaksinën Astrazeneca në bazë të indikacioneve të reja të Komitetit Shkencor Teknik”. s.b/abcnews.al/