PD bllokon rezolutën e integrimit/ Deputetët e opozitës nuk votojnë dokumentin e përbashkët me europarlamentarët

schedule14:02 - 30 Tetor, 2024

schedule 14:02 - 30 Tetor, 2024

Demokratët pjesë Komitetit parlamentar të stabilizm asocimit dhanë votë kundër rezolutës së përbashkët, me eurodeputetët.

Por efektet e kësaj vote bllokuese është me pasojë jo të lehtë.

“Nëse doni të ndihmoi integrimin, votoni pro”, tha eurodeputeti Thomas Waitz.

Vota kundër është njëherësh bllokim të rezolutës, ndërsa eurodepuetët do të kthehen në Strasburg, me një dokument për integrim që nuk gjeti mbështetje mes të dyja palëve në Tiranë.

Kësaj vote kundër disa eurodeputetë i paraprinë me një paralajmërim, gati në lutje.

“Ne por ne jemi në atë pikë që duam të bëjmë një përmbledhje, që duhet t’ia cojmë Brukselit. Nëse PD voton kundër dhe rezoluta nuk miratohet, sigurisht kjo do të përcillte një sinjal negative. a mund të votoni abstenim?”, tha eurodeputeti Giorgio Gori.

“Ne abstenojmë në raste të tilla, dhe ne kemi besim tek ju, që duke abstenuar. ne shpresojmë shumë që kjo rezolutë do të miratohet dhe ne, duke bërë abstenimin. A mund të fokusohemi, ky do të ishte një hap pas”, tha eurodeputeti Antonio Decaro.

Por këto thirrje të eurodeputetëve nuk bindën demokratët, që skundër paralajmëruan dhanë votë kundër, duke pamundësuar votimin e rezolutës dhe duke e bllokuar atë.

“Kjo thirrja shpresoja që të shkonte dhe tek mazhoranca, që rezufozi amendamnetet tonë. dakordësia jepet tek ajo që ka më shumë pushtet. Maxhoranca votoi kundër. Dy javë më parë kam dhënë votën pro hapjes së negociatave”, tha Tabaku.

Në të shkuarën mazhoranca dhe opozita pavarësisht dallimeve mes tyre në fund kanë arritur një rezultat pozitiv, ndryshe nga kjo herë. Por opozitarët e gjetën votën kundër tek mosmiratimi i propozimeve të tyre, për tu përfshirë në dokumentin e përbashkët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!