Komiteti izraelit i Sigurisë Kombëtare është mbledhur për të diskutuar një projektligj për futjen e dënimit me vdekje kundër luftëtarëve palestinezë.
Propozimi u propozua nga partia e ministrit të Sigurisë Kombëtare të ekstremit të djathtë Itamar Ben-Gvir, shkruan Al Jazeera.
“Ligji i dënimit me vdekje për terroristët nuk është më një çështje e majtë dhe e djathtë, është një ligj moral dhe thelbësor për Shtetin e Izraelit,” tha Ben-Gvir në platformën X.
Propozimi u prit me shqetësim të madh nga anëtarët e familjeve të atyre që u kapën robër gjatë sulmit të Hamasit më 7 tetor./abcnews.al