Komisioni “Tahiri”, anëtarët pajisen me certifikata sigurie

schedule12:15 - 26 Prill, 2018

schedule 12:15 - 26 Prill, 2018

Anëtarët e Komisionit Hetimor për çështjen “Tahiri” do të pajisen me certifikata sigurie nga Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.  Kjo do të thotë se do të kenë akses në dokumenta të konsideruara sekrete.

Certifikatat u lëshuan një ditë pas denoncimit të Partisë Demokratike, sipas të cilës, ky veprim ishte bllokim i qëllimshëm politik me urdhër të kryeministrit Edi Rama ndaj Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar.

Kryetari i këtij komisioni, Edi Paloka, njofton thirrjen për mbledhje ditën e hënë të këtij komisioni. Rregullorja e Kuvendit dhe Ligji Për Komisionet Hetimore parashikojjnë që mbledhja mund të fillojë vetëm pas plotësimit të kuorumit me pjesëmarrjen e më shumë se gjysmës së anëtarëve të komisionit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!