Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Komisioni për dezinformimin/ Tabaku: Të mos politizohet, por të ketë konsensus mes grupeve parlamentare

schedule10:36 - 11 Prill, 2024

schedule 10:36 - 11 Prill, 2024

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku deklaroi se komisioni për dezinformimin, nuk duhet politizuar dhe të përdoret për betejën e politike të ditës ndërmjet mazhorancës dhe opozitës.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend në seancën plenare, Tabaku u shpreh se dy kryetarët e Grupeve Parlamentare, Bledi Çuçi dhe Gazment Bardhi duhet të ulen dhe të diskutojnë në lidhje me këtë çështje.

“Unë kam pritur që dy kreatarët e grupeve, zoti Çuçi dhe zoti Bardhi të uleshin dhe të diskutonin. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme që nuk duhet politizuar, e cila nuk duhet bërë pjesë e retorikës dhe luftës së përditshme ku shpesh përfshihet parlamenti.

“Kisha pritur në këtë komision, palët duhet të uleshin. Unë besoj se ky parlament ka pasur boll komisione qesharake të njeanshme të cilat nuk kanë prodhuar asgjë. Për ketë komision, palët të diskutojnë bashkë, se kush është mënyra më e mirë, pa cënuar vijën e hollë që prek lirinë e medias, për të mos ta perdorur këtë komision, për betejën politike të ditës. Gjykoj që ky projektvendim duhet rishikuar nga kolegë që kanë eksperiencë. Duhet parë edhe vendimi nga PE, për të pasur siguri maksimale që ky komision do të jetë ekskluzivisht për ndërhyrjet e huaja, për të menaxhuar hyrjet. Kërkoj që vendimi të konsultohet me dy grupet parlamentare”, theksoi ajo./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!