Komisioni për Dezinformimin/ Mediu: Rreziku i sigurisë real! Rruga më e mirë, bashkëpunimi!

schedule10:32 - 4 Prill, 2024

schedule 10:32 - 4 Prill, 2024

“Siguria nuk është domeni i qeverisë, Parlamenti është ai që kontrollon qeverinë dhe ndaj ne duhet që  çështjen e Komisionit të Dezinformimit. ta shqyrtojmë me seriozitet”, kështu është shprehu Fatmir Mediu gjatë fjalës së tij në Kuvend.

Ai theksoi se ngritja e një Komisioni për dezinformimin duhet të jetë për të mbrojtur median e lirë.

“Nëse nuk kuptojmë si deputetët që këto kërcënime janë reale, atëherë ne jemi jashtë realiteti dhe naivë në çështjen e sigurisë. Shqipëria nuk mund të ngelet jashtë funksionit të aleatëve tanë. Qëllimi dezinformimit është të cënojë lirinë dhe të drejtat duke rritur mundësitë autoritare në Ballkan. Rruga më e mirë për ta zgjidhur është bashkëpunimi me mediat. Pra ky Komision duhet të jetë për të mbrojtur median e lirë pasi jo rrallë edhe gazetarët janë të sulmuar”, tha Mediu.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!