TIRANË- Partia Demokratike ka bojkotuar sërish punimet e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të Reformës Territoriale.
Arbjan Mazniku, në cilësinë e bashkëkryetarit u shpreh se puna do të vazhdojë dhe për këtë i kanë kërkuar Parlamentit ndryshimin e mënyrës se si do të funksionojë komisioni në fjalë.
Ai u shpreh se kjo reformë kërkon punë intensive dhe synimi është që të përmbyllet deri në korrik të 2026.
“Kjo është mbledhja e katërt, që opozita nuk vjen, kemi humbur kohë për një reformë, që është me kohë të ngutshme. Synimi ynë është që të përmbyllim reformën në korrik të këtij viti. Puna kërkon shumë angazhim. Nga nxitimi dhe nevoja që kemi për të realizuar, i kemi kërkuar parlamentit të ndryshojmë mënyrën se si është ndërtuar komisioni”, tha ai.
Më herët, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla u shpreh se nëse opozita nuk do reflektonte, në seancën e radhës së Kuvendit do të futet në rend dite ndryshimi i formulës së përbërjes së komisionit.
Sipas tij, ky hap synon zhbllokimin e punimeve të komisionit pasi opozita në katër mbledhjet e fundit nuk ka marrë pjesë./abcnews.al


