Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Komisioni i OKB: Veprimet izraelite në Gaza përbëjnë gjenocid

schedule09:34 - 16 Shtator, 2025

schedule 09:34 - 16 Shtator, 2025

“Izraeli po kryen gjenocid në Gaza”, ka deklaruar OKB.

Nëpërmjet një raporti të publikuar pohon se është i qartë qëllimi për të shkatërruar palestinezët në Gaza. Më pas nënvizohet se veprimet e Izraelit përmbushin kriteret e përcaktuara të një gjenocidi.

Është hera e parë që një akuzë kaq ashpër është bërë publikisht nga një organ i OKB-së dhe ka të ngjarë të pritet me kritika nga qeveria izraelite.

Izraeli nuk bashkëpunoi me hetimin dhe prej kohësh kishte pretenduar se komisioni është i anshëm dhe nuk është i përshtatshëm për qëllimin e tij.

Komisioni, i cili ka studiuar sjelljen e Izraelit që nga sulmet e Hamasit të 7 tetorit 2023, ka arritur në përfundimin se Izraeli ka kryer katër nga pesë aktet e përcaktuara në Konventën e Gjenocidit.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!