Komisioni i Medias shtyn sërish mbledhjen e parashikuar për sot me kryeregjistruesin e Hipotekës, Valdrin Pjetri, lidhur me pronën e Teatrit Kombëtar. Mbledhja u shty pasi kreu i Hipotekës nuk mundi të paraqitej për shkak të angazhimeve në aktivitete të tjera.
Pas shtyrjes së seancës dëgjimore dje në komisionin e medias me një ditë, Valdrin Pjetri mësohet të ketë kërkuar më shumë kohë për të përgatitur informacionin e këkuar nga komisioni.
Për këtë arsye mbledhja do të zhvillohet ditën e hënë më 16 Korrik. Pjetri pritet të japë në komision informacione dhe shpjegime lidhur me sipërfaqen aktuale të pronës, ku sot ndodhet Teatri Kombëtar, ndryshimet që ka pësuar në vite si dhe mënyrën e tjetërsimit të pronave rreth saj./abcnews.al