Komisioni i ligjeve votoi krijimin e nënkomisionit për KLP e KLGJ – Abc News

Komisioni i ligjeve votoi krijimin e nënkomisionit për KLP e KLGJ

schedule14:11 - 18 Janar, 2018

schedule 14:11 - 18 Janar, 2018

Komisioni i Ligjeve miratoi unanimisht ngritjen dhe përbërjen e nënkomisionit ad hoc që do të votojë kandidaturat për anëtarët jo prokurorë dhe jo gjyqtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe atij të Gjyqësorit.

Votimin pro të demokratëve, pas pjesëmarrjes pasive në votim deri mëtani sa i përket kësaj procedure, e shpjegoi Eduard Halimi.
Kjo nuk konfirmon vazhdimësinë në pjesmarrjen në votim në këtë process të cilin demokratët e shohin si mjet për kapjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Këtë thekson Alibeaj, i cili i kujtoi komisionit se në raportin e sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj, opinioni i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, që rrëzon edhe dy nga tre kandidaturat e ardhura nga shoqëria civile, nuk është marrë parasysh.

Jo më vonë se tre ditë nga krijimi i nënkomisionit, ai përmbledh në një listë kandidatët jo prokurorë dhe jo gjyqtarë, për t’ia përcjellë kreut të Kuvendtit përmes kryetarit Ulsi Manja. Është rradha e Gramoz Ruçit më pas për t’ia përcjellë atë Kuvendit sëbashku me raportin e vlerësimit të kritereve të kryer nga ky nënkomision./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!