Komisioni i Ligjeve shqyrton të hënën amendamentet për ndryshimin e Kodit Zgjedhor

schedule14:52 - 25 Shtator, 2020

schedule 14:52 - 25 Shtator, 2020

Të hënën Komisioni për Çështjet Ligjore do të mblidhet në orën 11:00 për të shqyrtuar  amendamentet për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.

Për shqyrtim janë dy nismat “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10.019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” të ndryshuar””.

Depozituar 14.01.2020 – deputetët Myslim Murrizi dhe Halit Valteri

Depozituar 17.01.2020 – deputeti Ralf Gjoni

Do të shqyrtohen gjithashtu:

Amendamente të propozuara nga deputetët:

Damian Gjiknuri

Klotilda Bushka

Taulant Balla,  depozituar më 21.09.2020

Amendamente të propozuara nga deputeti Andi Përmeti, depozituar më 24.09.2020

Amendamente të propozuara nga deputetët:

Myslym Murrizi

Halit Valteri

Rudina Hajdari

Arlind Çaçani

Ralf Gjoni

Arben Elezi

Alban Zeneli

Halil Jakimi

Korab Lita

Koçi Tahiri

Kostaq Papa, depozituar më 24.09.2020

Mbledhja do të zhvillohet live në sallën e seancave plenare. /abcnews.al/