Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Begaj nuk shkarkohet/ Komisioni i Ligjeve rrëzon kërkesën e PD për shkarkimin e Kreut të Shtetit

schedule12:15 - 31 Tetor, 2025

schedule 12:15 - 31 Tetor, 2025

TIRANË- Një mur larg nga seanca per Erion Veliajn në Gjykatën Kushtetuese, në godinën tjetër, Komisioni i Ligjeve rrëzoi kërkësën e opozitës për të inicuar shkarkimin e Presidentit Bajram Begaj.

Kërkesa u prezantua nga një ish gjyqtar i cili nuk njeh shkarkimin, por vetem largimin, deputeti demokrat Gjin Gjoni. Ai kishte 7 pretendime, por dy kryesoret ishin të lidhura direkt me atë cfarë po ndodhte pak metra larg, me padinë e Veliajt dhe relatoren e cështjes së tij, Sonila Bejtja.

Por pretendimet u hodhën poshtë nga Partia Socialiste. Për mazhorancën Begaj nuk ka kryer asnjë shkelje, aq më tepër ai s’mund të paragjykohet për dekretin e zgjedhjeve të Tiranës, kur cështja është në gjykim në të njëjtën kohë.

Ne fund, me 5 vota pro nga opozita, dhe 9 vota kunder nga mazhoranca, kerkesa e opozites per te iniciuar shkarkimin e Presidentit permes nje komisioni hetimor parlamentar u rrezua dhe raporti perfundimtar do i kaloje per votim final seances plenare ne Kuvend.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!