Komisioni i ligjeve nis procedurën për KLP e KLGJ

schedule14:05 - 17 Janar, 2018

schedule 14:05 - 17 Janar, 2018

Komisoni i Ligjeve u mblodh në seancë për raportimin e sekretarit të përgjithshëm të Kuvendit për listat me kandidatët që plotësojnë dhe ata që nuk i plotësojnë kushtet për anëtar jo prokuror dhe jo gjyqtar të Këshillave, atij të Prokurorisë dhe Gjyqësorit. Anëtarët socialistë të këtij komisioni miratuan edhe rregulloren përmes së cilës do të ngrihet dhe funksionojë ky nënkomision.

Komisioni i ligjeve u prezantua me raportin e sekretarit të Kuvendit sa i përket kandidatëve jo prokuror dhe jo gjyqtar për Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe atij të Gjyqësorit.

Sipas ligjit për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, komisioni i ligjeve, brenda tre ditësh nga paraqitja e listave të sekretarit të përgjithshëm, ngre nënkomisionin përgjegjës për vlerësimin e tyre.

Demokratët dhanë argumentet e tyre, duke e quajtur këtë pjesë të procedurës si të vetmen të pa ndotur nga pushteti qeveriter derimëtani.

Në përfundim kreu i komisionit Ulsi manja njoftoi nevojën e depozitimit nga palët politike të emrave që do të përbëjnë nënkomisionin në fjalë. Mësohet se mazhoranca do të propozojë vetë kreun e komisionit ulsi Manja, Vasilika Hysin dhe Klotilda ferhatin. Sakaq nga opozita dy karriget duket se do të zihen nga Oerd bylykbashi per demokratët dhe Nasip naço për LSI-në./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!