Komisioni i ligjeve miraton amnistinë, 161 të dënuar do të lënë qelitë

schedule17:44 - 23 Janar, 2020

schedule 17:44 - 23 Janar, 2020

Komisioni i Ligjeve me vendimin e kësaj të enjteje i hap rrugën daljes nga qelitë e dënimit, të 161 të dënuarve me formë të prerë, për vepra jo të rënda.

“Sot që flasin janë 161 të amnistuar”, tha Gjonaj.

Projektligji për amnistimin merr vulën në seancën e ardhshme plenare, por nga diskutimet në Komisionin e Ligjeve, drafti pësoi ndryshime krahasuar me atë që është propozuar nga qeveria. Të dënuarit e formës së prerë, burra, gra dhe të mitur, për veprën penale të vjedhjes do të vijojnë të qëndrojnë në qelitë.

Ndërkohë deputetët e Komisionit të Ligjeve i dhanë mundësi lirimit një kategorie tjetër të dënuarish.

Bashkimi i votave, megjithatë nuk kaloi pa debate. Adriatik Alimadhi i opozitës së re i dha të drejtë ish-deputetëve që dogjën mandatet. Ai u ndje i fyer në atë sallë.

“Ka gati 1 vit të njëjtin respekt marr nga këta, qeshin dhe sillen pa kulturë. Në qoftë se unë nuk e kam vendin këtu ju lutem ma tregoni si para viteve 90’, jam i gatshëm të iki por të iki si njeri. Unë flas këta qeshin, ç’është kjo”, tha Alimadhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!