Komisioni i Ekonomisë i kaloi për miratim Kuvendit paketën fiskale. Pavarësisht kundërshtive të opozitës, anëtarët e mazhorancës në komision miratuan ndryshimet përfundimtare të kësaj pakete.
Paketa fiskale e vitit të ardhshem është gati për votën përfundimtare në séance e Kuvendit, pas miratimit të ndryshimeve të fundit në Komisionin e Ekonomisë.
Heqja e disa taksave në sektorin e turizmit u miratua pavarësisht kundërshtive të opozitës për shtrembërim të tregut, e manovrës për pastrim parash.
Mes disktuimesh, u hoq edhe akciza tek pijet energjike vendosur tre vite më parë
Nga taksa e pronës, është vendosur të përjashtohen pensionistët kur jetojnë vetëm dhe disa familje në nevojë përfshirë edhe shtëpitë e njohura nga shteti si monument culture.
Një propozim që nuk kaloi në komision ishte ai i unifikimit të akcizës së gazit në 3 lekë për litër.
Manzhoranca pranoi se vendosja e akcizës, ndryshe nga ç’pritej është aplikuar edhe për konsumatorët familjarë dhe jo vetëm për automjetet me impiant gazi./abcnews.al
https://youtu.be/U7Va-GfdkPE