Komisioni Hetimor parlamentar, i cili do të hetojë shkeljet e pretenduara nga mazhoranca të Kushtetutës nga ana e Presidentit, ka vendosur datën dhe orën në të cilën, kreu i shtetit Ilir Meta duhet të paraqitet për të dëshmuar.
Mësohet se Presidenti është thirrur për seancën dëgjimore e cila do të zhvillohet në datë 9 Shtator në orën 10:00. Më herët gjatë kësaj të mërkure, Meta konfirmoi se do të marrë pjesë në mbledhjen e Komisionit Hetimor.
“Së pari, Presidentit si Kryetar i Shtetit, i takon të jetë shembull i bashkëpunimit institucional. Dhe besoj se në këto dy vite kam bërë gjithçka për vendosur këtë bashkëpunim, në respekt të plotë të Kushtetutës, shtetit ligjor dhe interesit publik. Së dyti, mezi pres të kthehem te Parlamenti”, e përfundon Meta postimin e tij./abcnews.al