Komisioni Hetimor për TIMS/ Tërhiqet opozita, maxhoranca: Nuk bëjmë rolin e SPAK

schedule14:35 - 19 Prill, 2024

schedule 14:35 - 19 Prill, 2024

Mazhoranca dhe opozita folën me të njëjtën gjuhë në Komisionin Hetimor për TIMS-n, pas ngërçit të krijuar mes dy palëve javën e shkuar. Para se të uleshin në karriget kuvendore, deputetët se bashku me ekspertët kishin rënë dakord për çdo pikë mbi dokumentet dhe kërkesat për informacion, që ia dërguan disa institucioneve, e po ashtu edhe atyre hetimore.

“Ne e riformulojmë kërkesën tone, dakord qe mund ti kërkojmë informacion SPAK e prokurorisë së Tiranës mbi e ecurinë në çështje te caktuara por do te propozojnë të hiqet kërkesa për fashikullin pasi ajo është çështje në hetim, kështu që ne nuk mundet të mbivendosemi mbi kompetencat e një organi tjetër”, tha Gogu.

Kuvendi dakordësoi që të kërkojë informacion nga Prokuroria e Tiranës, mbi pyetje të tilla si, kur kanë marrë informacion mbi problematikën e sistemit TIMS, kur është regjistruar procedim penal, cilët janë personat në hetim, mbi cilat prova e dyshime është nisur hetimi ndaj ish-drejtorit të IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muço. Por Komisioni nuk do të mund të marrë asnjë informacion që vetë organet kanë mbledhur. Në këtë pikë, opozita bëri një hap pas.

“Ka një dakordësi nga 4 ekspertet duke qene se fashikulli hetimor është pjesë e sekretit hetimor. Dhe në çdo rast nuk do të merrnim përgjigje, për të rënë në dakordësi e për të mos e bllokuar punën kemi vendosur ta pranojmë ndryshimin”, u shpreh Salianji.

Dosjen e plotë me informacione komisioni pret që ta ketë brenda 5 ditësh.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!