Komisioni Hetimor për 25 Prillin, Gjylameti: Anëtarët e PD duhet të zbresin nga “llogoret” politike

schedule19:54 - 18 Tetor, 2021

schedule 19:54 - 18 Tetor, 2021

Deputetja socialiste Blerina Gjylameti, anëtare e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, deklaroi në Radarin Informativ me gazetaren Jonida Shehu se deputetët demokratë po tregohen të njëanshëm duke hedhur akuza në vend që të hetojnë.

“Seanca duhet të bëhet. Rendi i ditës kishte disa prej pikave që mund të miratoheshit dhe disa të tjera që duhet të ishte shtyrë për një moment të dytë. Një Komision hetimor duhet të hetojë. Por nuk zbatohet ligjet në fuqi. Ka të bëjë me mënyrën si funksionon një komision hetimor. Mund të reflektojmë praktikat më të mira parlamentare në mënyrë që të prodhohet rezultati që pritej. Ajo që ka ndodhur është se gjithmonë kemi pasur akuza dhe kundërakuza për një rezultat zgjedhor.

Një komision hetimor që ngrihet me paragjykimin. Komisioni duhet të hetojë. Komisioni tani po ngrihet me një akuzë. Ne e kemi vullnetin e plotë për të hetuar. Themi hetim dhe jo gjykim. Ne jemi për të hetuar dhe jo për të gjykuar. Një komision hetimor, ka detyrën të hetojë”, u shpreh Gjylameti.

Ajo deklaroi se kryetari i Komisionit Enkelejd Alibeaj nuk është treguar asnjëanës, duke theksuar faktin se nëse maxhoranca do ishte kundër, nuk do kishte votuar për ngritjen e Komisionit.

“Kemi kërkuar të respektohet ligji për komisionet hetimore që të mos harxhojmë kohë. Të shikojmë nëse akuza që bëhet është e vërtetë. Kryetari i Komisionit në asnjë moment nuk ishte asnjëanës. Në çdo moment ka qenë i njëanshëm. Nënkryetari i Komisionit gjatë gjithë kohës kërkonte fjalën me shumë etikë.

Nëse do ishim pengues nuk e kishim penguar ngritjen e komisionit hetimor. Sot kemi kërkuar të miratojmë rregulloren. Ne jemi aty për të verifikuar çfarë ka ndodhur. Çdo deputet aty është në rolin e hetuesit. Duhet të zbresë nga foltoret apo llogoret përkatëse për të zbatuar disa procedura”, u shpreh ajo. m.v/Abcnews.al