Komisioni Europian pritet të ndalojë gazin rus në fund të vitit

schedule15:04 - 21 Maj, 2024

schedule 15:04 - 21 Maj, 2024

Italia, Sllovakia, Austria dhe Hungaria janë disa nga ndër vendet e BE-së që do të duhet të gjejnë alternativa për të zëvëndësuar gazin rus deri në fund të vitit.

“Aktualisht janë tre ose katër shtete anëtare që marrin gaz ‘rus’ përmes tranzitit nga Ukraina,” konfirmoi zëdhënësi i Komisionit Europian për çështjet e energjisë Tim McPhie gjatë konferencës për shtyp në përgjigje të një pyetjeje mbi marrëveshjen trepalëshe për tranzitin e gazit rus përmes Ukrainës.

Marrëveshja do të përfundojë në fund të këtij viti dhe Komisioni i BE-së e ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend ta rinovojë atë.

Me pompimin nga gazsjellësi Nord Stream në pritje, rruga e Ukrainës është aktualisht e vetmja rrugë tranziti për në Bashkimin Europian: Sllovakia dhe Austria janë importuesit kryesorë të gazit rus përmes këtij kalimi, por edhe Hungaria dhe Italia marrin gazin rus në mënyrë indirekte nga kjo rrugë.

Zëdhënësi sqaroi më pas në vitin 2021 se BE-ja merrte “45% të importeve tona të gazit nga Rusia, në vitin 2022 ne ramë në 24%, ndërsa në 2023 morëm 15% të importeve tona të gazit” nga Moska.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!