Komisioni “Xhafaj”/ Ambasada e SHBA: Do jemi të angazhuar. Duhet transparencë dhe gjithëpërfshirje

schedule12:58 - 6 Shtator, 2024

schedule 12:58 - 6 Shtator, 2024

Në përmbushje të porosive të ndërkombëtarëve për integrimin në Bashkimin Europian, Shqipëria po ecën përpara me masa konkrete për ndryshime të mundshme ligjore dhe institucionale në luftën kundër korrupsionit.

Ndonëse pa prezencën e opozitës por me dorën e shtrirë nga maxhoranca për pjesëmarrje, Komisioni i Posaçëm “antikorrupsion” ka vijuar punën që prej 14 Qershorit. Në nisje të sesionit të ri parlamentar, ambasada Amerikane ka deklaruar se do të mbështesë dhe vëzhgojë punën e kësaj strukture, për sa kohë kontribuon në respektimin e Kushtetutës dhe të pavarësisë së institucioneve.

“Si partnerë të palëkundur të përpjekjeve të Shqipërisë për të çuar përpara reformat e nevojshme për anëtarësim në BE, Ambasada e SHBA do të angazhohet me komisionin e posaçëm për mirëqeverisjen, anti-korrupsionin dhe sundimin e ligjit. Ne presim që puna e komisionit të jetë përfshirëse dhe transparente, në përputhje me kushtetutën, në mbrojtje të pavarësisë së institucioneve, si dhe të përmirësojë të ardhmen e Shqipërisë”, thuhet në postim.

Komisioni ka për qëllim kryesor të tij të drejtojë e koordinojë një proces të thelluar reformimi” por në funksionet e tij do ketë edhe thirrjen në seanca dëgjimore të institucioneve të drejtësisë.

 

 

 

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!