Pas rrëzimit nga parlamenti të listës me emrat e kandidatëve jogjyqtare dhe joprokurorë për anëtarë të KLP dhe KLGJ, nënkomisioni i ligjeve përzgjodhi sot sërish me short një listë të re kandidatësh. Ajo kalon sërish për miratim në seancën më të afërt parlamentare dhe për t’u miratuar kërkon 84 vota.
Është kjo lista e dalë nga raundi i dytë i përzgjedhjes së antarëve jo-gjyqtarë dhe jo-prokurorë nga nënkomisioni parlamentar me 5 antarë, tre nga mazhoranca dhe dy nga opozita.
Hedhja në short e listës me kandidat të sekretarit të përgjithshëm erdhi pas diskutimit emër për emër dhe dështimit edhe njëherë nga ky nënkomision për të dhënë katër votat e nevojshme për kualifikimin e një kandidati.
Opozita kërkoi edhe këtë herë të dytë të përzgjedhjes së kandidatëve, që ky nënkomision të mund të heqi me votat e 4 antarëve kandidatët që sipas tyre nuk plotësojnë kriteret kushtetuese, ligjore apo morale. Oerd Bylykbashi kërkoi zbatimin e votimit në emër të interesit publik, plotësisht i mundur me vullnet politik, sipas tij.
Në këtë mënyrë nënkomisioni, përjashtoi vetëm me 3 vota nga gara kandidatin Altin Hazizaj, jashtë çdo procedure të parashikuar në ligj apo shkruar në rregullore.
Nga emrat e përzgjedhur sipas këtij shorti të dytë, sipas debatit në nënkomision, avokatja e përzgjedhur për KLGj-në Fatmira Luli, sipas opozitës ka ushtruar profesionin e gjyqtares përpara vviteve ’90. Gjithashtu një pjesë e tyre, si rasti i anëtarëve të shoqërisë civile për KLP-në, Andi Muratej dhe KLGj-në të përcaktuar nga Operacioni Ndërkombëtar i Moniorimit si pa përvojën e mjaftueshme.
Lista e re i paraqitet kryetarit të Kuvendit dhe hidhet në votim në seancën më të afërt të Kuvendit, parashikon neni 35 i ligjit për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë. Dy të tretat e antarëve, pra 84 vota, është sërisht numri i nevojshëm për miratimin e listës në bllok./abcnews.al