Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Komisionet parlamentare/ Opozita ende nuk çuar emrat, kërkon shkarkimin e Peleshit

schedule12:15 - 21 Shtator, 2025

schedule 12:15 - 21 Shtator, 2025

Komisionet apo kokën e Peleshit? Mazhoranca dhe opozita do të ulen sërish në tryezë të hënën.

Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi për herë të tretë ka thirrur të hënën krerët e grupeve parlamentare për të zbutur tonet. Arsyeja janë kërkesat e palëve që do të parashtrohen në Konferencën e Kryetarëve.

Nga njëra anë, opozita duhet të çojë në parlament për votim emrat e kryetarëve dhe nënkryetarëve të komisioneve parlamentare, të cilat megjithëse i propozoi i mbajti në sirtar. Një gjysmë bojkoti ky ndaj nisjes së jetës së rregullt parlamentare.

Por para kësaj, me nxitim ka çuar mocionin për shkarkimin e kryeparlamentarit Niko Peleshi dhe ripërsëritje të seancës parlamentare të së enjtes, votëbesimit të qeverisë që nga seancë maratonë u mbyll në 25 minuta.

Me dy standarde, opozita ka treguar se bën pakte dhe prish pakte. Në takimin e parë, nuk pranoi rregulloren e re të ndryshimeve të komisioneve, por disa ditë më pas pranoi seancën me debat për votëbesimin e qeverisë.

Ndonëse kishte rënë dakord me kushtet, vetë e pengoi seancën dhe insistoi pavarësisht paralajmërimit të Edi Ramës, ti pamundësojnë kryeministrit prezantimin e programit qeverisës dhe hapjes së debatit.

Nga ana tjetër, pak metra më larg një ditë më pas, mazhoranca dhe opozita do të bashkojnë votat për të shkarkuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj. Dilema e vetme është, a do jetë Veliaj apo jo në seancën e këshillit bashkiak? Këtë nuk e ka në dorë as PS dhe as PD, por drejtësia.

Një gjë duket e qartë, mazhoranca falë supremacisë së votave, është e vendosur për një Bashki të Re dhe Parlament të ri. Kurse opozitën me Veliajn i bashkon ende diçka, ankesat. Dhe kanë vetëm një shteg, Gjykatën Kushtetuese e cila po ripërtërihet me hapin e breshkës./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!