Komisionet Parlamentare me mbledhje fizikisht, PD: Kthyem ligjshmërinë

schedule11:22 - 4 Tetor, 2021

schedule 11:22 - 4 Tetor, 2021

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj e ka cilësuar si një kthim të ligjshmërisë në Komisionet Parlamentare, pas vendosjes nga Konferenca e Kryetarëve se këto komisione do të zhvillohen me prezencë fizike.

Sipas Rushajt, kjo ka ardhur vetëm pas kërkesave të vazhdueshme të opozitës, ndërkohë ka shtuar se kanë rënë dakord edhe për ngritjen e Komisioneve Hetimore por që miratimi i tyre është shtyrë për datën 14 tetor.

“Vendimi që u mor sot kishte të bënte me kthimin e ligjshmërisë së komisione. Pas kërkesave tona për të kthyer ligjshmërinë për punën që opozita duhet të bëjë në Komisione u ra dakord që mbledhjet të bëhen ashtu siç parashikohet me prezencë fizike duke zbatuar masat anti covid. Po kështu u diskutua që komisionet hetimore që opozita ka paraqitur të kalojnë në seancën e datë 14 tetor për diskutim dhe miratim. E drejta e opozitës për të caktuar objektin e hetimit është e patjetërsueshme.” tha Rushaj.

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, u vendos që Komisionet Parlamentare të mundë të mblidheshin me prezencë fizike por duke paraqitur një tampon negativ ose certifikatë vaksinimi. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!