Komisionet, Bylykbashi: Taktikë konfuze e PD-së, partisë i duhen sa më shumë gjëra në tryezë

schedule20:28 - 28 Tetor, 2021

schedule 20:28 - 28 Tetor, 2021

Partia Demokratike ka depozituar në Kuvend kërkesën për ngritjen e një Komisionit të Posaçëm për të kryer një tjetër Reformë Zgjedhore.

Për të diskutuar rreth këtij zhvillimi, në “Radarin Informativ”, ishte i ftuar deputeti demokrat Oerd Bylykbashi, i cili tha se kjo është një taktikë konfuze

“ Kam 20 vjet eksperiencë. Do të thoja që është takticizëm e gabuar dhe konfuz. Komisioni hetimor kërkon grind dhe agresivitet për të nxjerrë shkeljet. Për të kuptuar problemin dhe kërkon kohë. Tipikisht komisioni hetimor nuk ka konsensus por përplasja. Mund të dilet me dy raporte dhe aq më shumë se mazhoranca përpiqet ta bllokojë. Një Komisioni Reforme Zgjedhore kërkon informacion de vizion për të gjetur se çfarë duhet të bëjmë. Dhe në fund duhet konsensus. Se duhen 84 vota. Dhe PD-PS duhet të bashkojnë votat” tha Bylykbashi.

Ndërkohë sipas Bylykbashit, PD është në një krizë dhe në këtë mënyrë i duhet që të hedh sa më shumë gjëra në tryezë.

“PD ka një nevojë të brendshme për të hedhur sa më shumë gjëra në tryezë., Të gjejmë rregulla që shteti të bëhet palë kundër opozitës.”

“Është harta e re kërkojnë punë dhe konsultime. Dhe në fund konsensus. Por asnjë nuk bëhet nëse themelet janë në krizë. Aq më tepër kur kriza është brenda PD. Nëse ka njeri për të fshehur këtë është si struci fut kokën në rërë dhe trupin jashtë. Kryetari sot ktheu përplasjen në përballje me Edi Ramën. Ishte e gabuar” tha Bylykbashi.

Për sa i përket drejtimit të këtij Komisionin, Bylykbashi tha se nuk e shqetëson fakti që ai nuk është në krye.

“Nuk më shqetëson gjë. Ka persona që kanë vite që merren dhe do jem pjesë e këtij komisioni dhe do jem kritik nëse janë gabim. Dështimi është i sigurt nëse nuk nxirren mësime. Komisioni hetimor kërkon përplasje. Ndërsa reforma kërkon analizë.” tha Bylykbashi. /abcnews.al/