Komisionerja e BE-së vizitë në Ukrainë: Do të mbështesim vendin në hetimin e krimeve të luftës

schedule14:29 - 11 Maj, 2023

schedule 14:29 - 11 Maj, 2023

Komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme ka mbërritur në Ukrainë, në një vizitë të papritur. Ajo ka vizituar Irpin, një nga qytetet me sulmet më të mëdha që nga fillimi i luftës.

“Në Irpin sot pashë pasojat shkatërruese të pushtimit të paligjshëm të Putinit. Dhe gjithashtu qëndrueshmërinë e jashtëzakonshme të shoqërisë që po rindërton veten.

Drejtoria e Përgjithshme e Komisionit Europian për Punët e Brendshme është e përkushtuar të mbështesë Ukrainën në çminimin, pastrimin e bombave dhe hetimin e krimeve të luftës,” shkoi në një mesazh në Twitter, Komisionerja e BE-së për Punët e Brendshme, Ylva Johansson.

/abcnews.al