Komisioneri Publik ankimon vendimin e KPK për Kastriot Selitën

schedule18:15 - 8 Gusht, 2019

schedule 18:15 - 8 Gusht, 2019

Komisioneri Publik ka ankimuar ne Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që konfirmoi në detyrë Kryetarin e Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë, Kastriot Selita.

Komisioneri Publik përmes një njoftimi për shtyp thotë se hetimi i Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për të tre kriteret e rivlerësimit nuk është i plotë. Në këto kushte ai konsiderohet i pamjaftueshëm për të konfirmuar në detyrë z. Kastriot Selita.

Komisioneri Publik, i kërkon Kolegjit të Posaçëm të Apelimit të gjykojë mbi të tria kriteret e rivlerësimit. Ne perfundim te shqyrtimit te ankimimit dhe  në varësi të rezultateve të hetimit gjyqësor, të vendosë ndryshimin ose lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Kërkesën për ankimim Komisioneri Publik thotë se mbështetet dhe e rekomandimin e tre vëzhguesve ndërkombëtarë të ONM-së. /ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!