Komisioneri i Zgjerimit: Negociatat para Samitit të Zagrebit, Shqipëria merr 28 milion euro

schedule11:51 - 16 Janar, 2020

schedule 11:51 - 16 Janar, 2020

Edhe ose shqiptarët ishin mësuar të dëgjonin Johannes Hahn, tani për çështjen e negociatave do të duhet të mësohemi me emrin e Komisionerit të ri të për Zgjerim në Komisionin Europian, Oliver Varhelyi.

Në vizitën e parë të tij në Shqipëri, Komisioneri tha shpresë se marrëveshja për të hapur negociatat e anëtarësimit do të arrihet para Samitit të Zagrebit.  Po kështu dha një tjetër lajm të mirë: “do të japim 28 milionë euro si shpërblim për performacën”.

Gjatë konferencës për mediat, me Kryeministrin Rama, komisioneri Varhelyi deklaroi:

“Ballkani Perëndimor është prioritet, ne si komision duan të rrisim prezencën dhe influencën tonë në këtë rajonin. Raporti i mëparshëm i Komisonit Europin është i vlefshëm. Shqipëria është gati për të çelur negocatat dhe po punojmë të bëhet realitet përpara Samitit të Zagrebit.

Gjithashtu dua të them se duhet ti shohim shqetësimet që kanë shprehur shtetet anëtare, si Franca apo Holanda. Po punojmë me miqtë tanë për të gjetur zgjidhje që të ketë shans të ri për zgjerimin. Do të hartohet një metodologji e re me 4 parime bazë: 1. proces më i besueshëm, më politik, më i parashikueshëm, më dinamik.

Ne synojmë që të hapen negociatat e anëtarësimit përpara samitit të Zabregit. Duam që në samit të tregojmë një plan të zhvillimit ekonomik të gjithë rajonit. Nga ana tjetër do vazhdojmë të kërkojmë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të avancojnë me reformat.

Sa i përket Shqipërisë, të gjtha partitë politke duhet të ndihmojnë për ta bërë realitet hapjen e negociatave, pa mbështetjen e të gjitha partive nuk është e mundur të ketë përparim. Do flas sot me opozitën që kjo çështjte te ketë sukses. Unë kam mirëpritur edhe përparimin e reformës në drejtësi. Mirëpres marrëveshjen e reformes zgjedhore, që është gur i rëndësishëm kilometrik.

Sfidat që mbeten janë lufta ndaj krimit dhe korrupsionit që të funksionojë shteti i së drejtës.

Kam dhe një lajm të mirë, ka të bëjë me punën e mirë që është bërë dhe nga fondet e paraaderimit do të japim 28 milionë euro si shpërblim për performacën e mirë të Shqipërisë. /abcnews.al