Komisioneri i BE-së për tregtinë vizitë në Kiev, takohet me Zelenskyn

schedule13:48 - 18 Nëntor, 2022

schedule 13:48 - 18 Nëntor, 2022

Komisioneri i tregtisë së Bashkimit Europian, Valdis Dombrovskis ndodhet sot në Kiev për bisedime me presidentin Volodymyr Zelensky dhe kryeministrin Denys Shmyhal mbi mbështetjen e BE-së për Ukrainën.

“Sot ndodhem në Kiev për të diskutuar mbështetjen e BE-së për Ukrainën, fokusin në mbështetjen financiare dhe planet tona për vitin 2023”, shkroi në Twitter Dombrovskis, një nga tre nënkryetarët ekzekutivë mes 27 komisionerëve të BE-së.

“Do të diskutoj gjithashtu me Zelensky dhe Denys Shmyhal hapat konkretë për një integrim më të ngushtë ekonomik mes BE-së dhe Ukrainës”.

Zyrtarë të lartë të BE-së, duke përfshirë Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, dhe disa liderë të vendeve anëtare të BE-së kanë treguar gjithashtu solidaritet me Ukrainën duke vizituar Kievin që nga fillimi i luftës.

Komisioneri i BE-së për menaxhimin e krizave, Janez Lenarcic tha të enjten se blloku do të sigurojë gjithashtu strehim të përkohshëm, gjeneratorë dhe pajisje për riparimin e rrjetit energjetik të Ukrainës pas sulmeve ruse në infrastrukturën e vendit.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!