Komisionerët Europianë këndojnë “Bella Ciao”, shpërthejnë polemikat

schedule13:05 - 6 Dhjetor, 2019

schedule 13:05 - 6 Dhjetor, 2019

Polemika të shumta janë krijuar në Itali pas qarkullimit në rrjetet sociale të një video ku komisionerë europianë socialistë dhe demokratë këndojnë këngën e famshme partizane “Bella Ciao”.

Komisionerët e grupit të aleancës progresiste të socialistëve dhe demokratëve këndojnë “Bella Ciao” në parlamentin europian pasi morën dritën jeshile nga asambleja. Video ka qarkulluar menjëherë në rrjetet sociale.

Në filmim është pikërisht komisioneri europian për cështjet ekonomike Paolo Xhentiloni i cili këndon së bashku me komisionerët e tjerë këngën e njohur partizane.

Reagimet në Itali kanë qenë të menjëhershme duke filluar nga kryetarja e Fratelli d’Italia Xhorxha Meloni e cila e konsideroi skandaloze këtë sjelljetë zyrtarëve më të lartë europianë. Mateo Salvini shtoi me ironi se tashmë komisionerët mund të marrin pjesë dhe në Sanremo si dhe të ndërmarrin një turne ndërkombëtar.

Por dhe Paolo Xhentiloni reagoi pas kritikave duke thënë se për të ishte një nder të këndojë atë këngë në festën e socialistëve europianë. Duke iu drejtuar Salvinit ai i tha se lideri i Lega Nord jeton në një vend demokratik pikërisht sepse ka pasur shumë njerëz që kanë humbur jetën duke kënduar ‘Bella Ciao’ për lirinë e vendit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!