Komision hetimor për investimet strategjike, deputetët e PD mbledhin firmat në Kuvend

schedule15:45 - 12 Maj, 2022

schedule 15:45 - 12 Maj, 2022

Pas rrëzimit të kërkesës në Konferencën e Kryetarëve, deputetët e Partisë Demokratike kanë nisur mbledhjen e firmave në Kuvend. Ata kërkojnë që të ngrihet një Komision Hetimor për Investimet Strategjike.

Disa ditë më parë deputetët demokratë Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Lefter Gështenja, Arbi Agalliu dhe Ferdinand Xhaferraj, kërkuan verifikimin e procedurave të dhënies së statusit të investitorit strategjik. Ata kanë hedhur akuza për tre raste konkrete atë të aktorit Gazmend Paja dhe bashkëshortit të ministres Olta Xhaçka, të cilët kanë fituar tendera për investime në jug të vendit, por edhe për tenderin e portit të Durrësit.

Sakaq, kërkesa e tyre u rrezua ditën e djeshme në Konferencën e Kryetarëve. Por duket se deputetët duan ta vazhdojnë më tej kërkesën e tyre. Gazetari Juxhin Mustafaraj raporton se ata kanë nisur të mbledhin firmat gjatë seancës plenare në Kuvend. g.v/abcnews.al